‘SkyECC dhe EncroChat’, Përfundon plotësimi i formularëve të vetëdeklarimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË– Ka përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit. Procesi i vetëdeklarimit ka përfunduar katër ditë para afatit të fundit, që ishte vendosur data 4 janar 2024.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se asnjë punonjës nga e gjithë struktura e policisë nuk ka pranuar që të ketë pasur në përdorim aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat” që përdoren edhe nga grupet kriminale. Të njëjtat burime thonë se të gjithë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim.

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari, por ata kanë mohuar të kenë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.

Ndonëse policët kanë deklaruar se nuk i kanë përdorur këto aplikacione, në rast se instancat vërtetojnë se kanë qenë të regjistruar në këto dy aplikacione, pavarësisht arsyes, policëve do ;iu kushtojë detyrën pasi do të përjashtohen menjëherë nga struktura./O.S

Të fundit

Presidentja e KE, Von der Leyen përballet me votëbesim, Orban udhëheq thirrjet kundër saj

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri...

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim. Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe...

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Balla: Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një inspektim në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, së bashku me skuadrën socialiste të zgjedhjeve të 11 majit,...

MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave aktive të zjarrit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të...

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e mijëra ushtarakëve izraelitë

Një databazë me mijëra rezyme që u përkasin izraelitëve që shërbyen në pozicione të klasifikuara dhe sensitivë në Forcat e Mbrojtjes Izraelite dhe agjencive...

Lajme të tjera

Web TV