Ekstradohet nesër në Shqipëri, autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin, do të ekstradohet në Shqipëri të dielen e 31-dhjetorit. Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Interpolit Shqiptar ndodhen në Marok dhe Operacioni për vënien para drejtësisë së vrasësit është drejt fundit.

Sipas burimeve Portogezi është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por ende nuk ka detaje mbi deklarimet tij. Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjencia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në marok rreth 7 muaj më parë.

Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima./O.S

Të fundit

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Lajme të tjera

Web TV