SPAK zbardh detaje mbi bisedat e përgjuara, Beqaj fliste me telefonin e shoferit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 2023 SPAK ka nisur një procedim penal për akuzën Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Bëhet fjalë për një dosje të re të SPAK ku i hetuari kryesor është Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR. Dyshohet se ka menaxhonte restorantin i cili ishte pronë e fshehur e Beqajt i cili prej 2021 mbante detyrën e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)

Beqaj përdorte telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC, Arben Dani.

Në dosje, janë publikuar bisedat që Beqaj ka bërë me Kurtulajn për restorantin Gzona në Kalanë e Tiranës.

Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj dhe numrit të telefonit që i përket shoferit të Beqajt, Arben Danit por por në këtë bisede flet shtetasi llir Beqaj, thotë SPAK

 PËRGJIMET

A (Ermali)

B (Beqaj):

A: Udhëro, alo?

B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

A: Me ngjon?

B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.

B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

A: Po mir okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.

Lexo edhe :  Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

A: Po pra po

B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

A: Nga ora 4 e mbrapa?

B : Po, nëqoftese mundet.

A: Mir, po Gazin?

B: Gazi, pra Gazi po t them.

A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.

B: Po

A : Mire atëherë okej ne rregull pra

B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.

A: Ne 4?

B: Po

/O.S

Të fundit

Live në TikTok, u fut me forcë brenda bankës në Korçë, Policia prangos 38-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar se dy ditë më parë ka thyer me forcë derën e...

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sugjeroi të dielën (22 dhjetor) se ai mund të mbështesë lejimin e TikTok të vazhdojë të operojë në Shtetet e Bashkuara, të...

Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit...

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli...

Gruaja e Bashar al-Assad e pakënaqur me jetën në Moskë, i kërkon divorcin ish presidentit

Asma al-Assad, gruaja e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe ka shprehur dëshirën e saj për t’u kthyer...

Lajme të tjera

Web TV