“Sali Berisha është kryetari i PD”, Boçi prononcohet afër shtëpisë së ish-Kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vendimet për drejtimin e partisë i ka marrë Anëtarësia. Sali Berisha është kryetari i PD-së. Partia Demokratike i ka të gjitha organet e zgjedhura në këmbë”, kështu është shprehur Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat jashtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bylykbashi, Boçi si dhe deputetë të tjerë demokratë dhe mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur nga jashtë banesës së tij në mbështetje të ish-kryeministrit.

Ata janë shprehur se pavarësisht masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore që gjykata ka vendosur për Berishën, aksioni opozitar do të vazhdojë.

Luçiano Boçi: Fatkeqësisht, kjo drejtësi ka kapërcyer mbrapa shumë dhe është ajo drejtësia e para viteve 90′ që kryen arrestime poltike dhe sulmon opozitën. Autorët e aferave sot janë jashtë hetimeve, hekurave. Denoncuesit janë në hetim dhe në masë arresti dhe arrestimi i tyre nuk është aspak juridik, por krejtësisht politik. Aksioni jonë nuk ndalet dhe me këto veprime, mazhoranca tregon hallin e vet dhe nuk është halli ynë ky sot. Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD do të stepet para këtyre veprimeve. Ne e kemi kryetarin tonë, e kemi të qartë aksionin, mosbindja civile do të jetë më e fortë në vitin që na pret, do të dëshmohet dhe në sallën e parlamentit. Sot është sulmuar jo thjesht PD-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe demokracisë. Organizimi ynë do të dëshmohet, njerëzit kanë ardhur sot spontanisht me dëshirën e tyre.

Oerd Bylykbashi: Vendimi i djeshëm është dëshmia se ka përfunduar periudha e demokracisë. Opozita do të reagojë fort. Nuk jemi para një situate të zakonshme, rifillon një situatë krejt e re. Institucionet e drejtësisë të kapura në themel nga EdI Rama. Reagimi jonë do të jetë i qartë. Kjo drejtësi ka treguar se është armë politike. 2024 do të jetë një vit që i tregojë Ramës që regjimi i tij është i kalbëzuar dhe shqiptarët nuk do e pranojnë./O.S

Të fundit

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Lajme të tjera

Web TV