Turizmi/ Rama: Shqipëria, gati për të zbuluar të gjitha bukuritë e saj gjatë 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2023 u mbyll me mbi 10 milionë turistë për Shqipërinë, një shifër kjo rekord në historinë e turizmit për vendin tonë.

Por ambiciet e qeverisë shqiptare janë që ky numër, jo vetëm të arrihet sërish gjatë vitit 2024, por edhe të tejkalohet.

Kështu, sezoni turistik 2024 është premtues dhe pritshmëritë janë të mëdha, e për këtë arsye edhe Ministria e Turizmit ka nisur nga puna për të përmbushur objektivat.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë vitit 2024, duke ofruar të gjitha llojet e turizmit.

“Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha bukuritë e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin”, shkruan Rama.

Qeveria synon që Shqipëria ta shtrijë turizmin gjatë gjithë vitit.

 

 

/O.S

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV