“Le Figaro”, Shqipëria mes 15 destinacioneve për t’u vizituar në vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria renditet mes 15 vendeve që gazeta franceze “Le Figaro” ka  renditur mes destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2024.

“Këtu është lista jonë e qyteteve, rajoneve dhe vendeve në mbarë botën ku duhet të vendosim kursin këtë vit”, shkruan e përditshmja franceze e “Le Figaro” ku mes 15 destinacioneve që nuk duhen humbur këtë vit Shqipërinë e rendisin në vendin e 8-të.

Sipas Figaro, Shqipëria është një nga destinacionet e fundit sekrete në Evropë, e cila pasi ka qenë prej 46 vitesh një nga vendet më të mbyllura në botë për shkak të diktaturës, prej disa vitesh ka hapur dyert për turistët.

Me një gjatësi prej 465 kilometra vijë bregdetare, laget nga uji bruz i Adriatikut dhe Jonit, të ofron plazhe magjepsëse me rërë të bardhë. Jehonë, prestigjozja franceze, i bën edhe lumit Vojsa.

Në Shqipëri ju mund të sksploroni luginën e Vjosës, lumin e fundit të egër në Europë dhe i pari që u bë “park kombëtar”.

Më tej në shkrim sugjerohet ekspolormi në brendësinë e vendit: madhështorja Lugina e Valbonës (jo larg nga Mali i Zi), liqeni i Ohrit i klasifikuar nga Unesco si pjesë e trasëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër Le Figaro rendit si vende për t’u vizituar edhe qytetin e Berati, “qyteti me një mijë dritare”, ose qyteti osman i Gjirokastrës  kënaq adhuruesit e trashëgimisë kulturore dhe historike. Pa harruar Tiranën, e cila po modernizohet me shpejtësi të madhe.

Sipas gazetës franceze Shqipëria i foron turistëve çmime shumë të mira e tërheqëse në raport me cilësinë.

Koha më e mirë për të udhëtuar është nga Maji deri në Qershor, pikat e nxehta janë në Korrik dhe Gusht.

Shqipëria mbylli një vit të sukseshëm të turizimit, ku u regjistruan rreth 10.1 milionë turistë, por pritet se 2024 do të sjellë një tjetër surprizë pasi sipas tur-operatorëve ka një rritje me 25% të kontratave që ata kanë lidhur në krahasim me vitin e shkuar./O.S

Të fundit

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private....

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Lajme të tjera

Web TV