Je martuar me dashuri apo mblesëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Irena Beqiraj
Secilit nga ne i është dashur më shumë një herë ti pergjigjet pyetjes ” ti je martuar me dashuri apo mblesëri ?” sepse secili nga ne dashur apo pa dashur ka qenë pjesë e tregut të paorganizuar të mblesërisë.
Në tregun e pa organizuar edhe ngushtë të mblesërisë , nënat edhe miqtë përpiqen të gjejnë kandidatë të përshtatshem për parnerë per beqarët , por hapat e parë për ta zyrtarizuar ketë treg filluan në vitin 1727 kur Helen Morrison bëri reklamën e parë personale në Manchester Weekly Journal, ku tha se po kërkonte një “zotëri të mirë”.
Ndërsa ishte Nobelisti Gary Becker i cili prezantoi për herë të parë konceptin e “tregut martesor” gjatë viteve 1960. Ai shjegonte se takimet në këto tregje nuk kane lidhje domosdoshmërisht me dashurinë por me funksionin e dobisë . ” Njerëzit duan të martohen sepse presin që me anë të saj të “rrisin nivelin e tyre të dobisë duke e krahasuar me atë që do të kishin nëse do të qëndronin beqarë”. Pra përmes ofertës dhe kërkesës për gra dhe burra “në tregjet martesore” , ata gjejnë bashkëshortin e tyre.
Për ekonomistët “tregu nuk është thjesht një vend por një proces përmes të cilit oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimin . Në tregjet “e mblesërisë” cmimi nuk përcaktohet në para por “cmimi” janë karakteristikat e vecanta në të cilat përputhin kërkesën me ofertën .
Bazuar në këto përcaktime në vitin1964, tre studentë të Harvard-it zhvilluan tregun e parë të organizuar të mblesërisë një algoritëm takimesh të quajtur Operation Match. Për të marrë pesë emrat e kandidateve “të përputhshëm me kërkesat e përdoruesit ” përdoruesi duhet t’ju përgjigjej 135 pyetjeve dhe të paguante 3 dollarë.
Padyshim që tregjet e organizuara zyrtare të mblesërisë funksionojne më mire se tregjet e vogla familjare e miqësore për shkak të “volumit të transaksioneve ” .
Nobelisti tjetër Alvin Roth shkruan se tregjet e mbesërisë që funksionojnë mirë nese janë mjaftueshëm ” te populluar “. Fundja miqtë dhe nënat tona njihnin disa dhjetëra njerëz, ndërsa një platformë takimesh ka qindra mijëra pjesmarrës. Tregu i vogel i takimeve, te “Miqve dhe nënave ” tona shpesh ishte i pamjaftueshëm pikërisht për numrin e ulet të pjesemarresve .
O
rganizimi i tregjeve , përdorimi i algoritmave e kanë pershpejtuar, procesin e gjetjes së një partneri të përshtatshëm . Por as atëherë tregjet e vogla private e as SOT algoritmet e sofistikuara të takimeve në internet nuk garantojnë dashurinë.
Ndaj do të vazhdojmë ta pyesim njëri tjetrin – ti je martuar me dashuri apo mblesëri?

Të fundit

“Kockë e lëkurë”, të mbijetuarit e Aushvicit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit

Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në Aushvic 80 vjet më parë. “Krejt çka na mbeti...

27 Janari, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

27 Janari është dita mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë që prej vitit 1996. Në...

Gjimnazi “Sulejman Elezi” po “rilind”/ Rama ndan pamjet: Do ketë hapësira të gjelbërta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstuksionin e gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas SHMU moti sot parashikohet i...

Monedhat e huaja në rënie, ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, më datë 27 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet me 98 lekë dhe shitet me 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.2 lekë...

Lajme të tjera

Web TV