Vrau tri gra dhe plagosi tre të tjera, Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu i Fierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka tentuar arratisjen nga burgu i Fierit.

NJOFTIM PËR SHTYP!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se:

Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.
Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.
Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.
Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen.Të përfshirë në këtë ngjarje janë:

1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.

Lexo edhe :  Treni Tiranë-Durrës/ Ja sa do kushtojë bileta, stacioni i ri dhe rregullat e udhëtimit

Dan HUTRA

2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Martin Kapllani

3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Geraldo Veizi

4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Feti Kovaçi

Stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përgëzon stafin e Instituconit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Fier, që falë profesionalizmit dhe devotshmërisë kanë ndaluar arratisjen e një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë për publikun dhe sigurinë në përgjithësi.
Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, garanton se stafi i shërbimit të burgjeve është në krye të detyrës, më i motivuar se kurrrë për të parandaluar çdo ngjarje dhe rrezik për rendin, sigurinë dhe komunitetin.e.t

Të fundit

Kush e rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë

Klima gjeopolitike rajonale, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës, e ka shtyrë Brukselin të hidhet në veprim, por dritarja...

Aksident fatal në Unazën e Madhe, përplasen dy të moshuara

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur te kthesa e Babrrusë te Unaza e Madhe. Raportohet...

Mbyten pranë Barrierës së Madhe në Australi dy turistë britanikë

Dy turistë britanikë janë mbytur në brigjet e një qyteti të njohur turistik në majën jugore të Barrierës së Madhe. Një djalë, 17 vjeç...

Amerikania në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

Çdo të hënë, programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan sjell rrëfime interesante të të huajve që jetojnë në Shqipëri. Këtë herë, në studion...

Qyteti antik në Siri mban gjurmët e luftës

Qyteti antik i Palmirës, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në provincën Homs të Sirisë, mban gjurmë të thella të...

Lajme të tjera

Web TV