Covid-19/ Manastirliu njofton mbërritjen e respiratorëve të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kanë mbërritur 5 respiratorë të rinj. Ministrja e Shëndetësisë gjatë një një video-telefonate me mjekët e spitalit lajmëroi se më vonë do të mbërrijnë dhe 50 respiratorë të tjerë.

Sipas saj, stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” po përgatitet të mbështesë spitalin infektiv për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Gjithashtu ministrja është interesuar edhe për gjendjen e stafit mjekësor duke i kërkuar që të kujdesen për veten.

Pjesë nga biseda:

Ministrja: Si jeni? Sot kemi një lajm të mirë, kemi respiratorë të rinj. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të vijë edhe pjesa tjetër.

Mjekët: Jemi në pritje. Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje, do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve. Ne do të jemi suporti i Infetivit nëse shtohen rastet.

Ministrja: Ju uroj punë të mbarë dhe kujdesuni për veten.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV