Kina shënon rekord, 2023 viti më i nxehtë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti që lamë pas ishte më i nxehti për Kinën, si pasojë e valëve të të nxehtit dhe fenomene të tjera ekstreme të motit të nxitura nga kriza klimatike.

Ngrohja e jashtëzakonshme e Kinës i bëri jehonë tendencave globale, teksa shkencëtarët konfirmuan se viti 2023 do të jetë zyrtarisht viti më i nxehtë i regjistruar, si rezultat i efekteve të kombinuara të El Nino dhe ndryshimeve klimatike.

Temperatura mesatare në Kinë vitin e kaluar ishte 10.7 gradë Celsius, më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës.

Kështu, 2023 thyen rekordin e mëparshëm prej 10.5°C të vendosur në vitin 2021. Në të gjithë vendin, 127 stacione meteorologjike regjistruan temperatura rekord.

Nga ana tjetër, Kina regjistroi gjithashtu edhe temperatura të ulëta rekord më 22 janar, kur temperaturat në qytetin Jintao në Mohe, provinca verilindore Heilongjiang shënuan -53°C./e.t

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV