Balla: Inspektim në nivel kombëtar për masat kundër zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga zjarri shkatërrues që ra pak ditë më parë në një qendër tregtare në Lushnje dhe ku pati dëme të shumta materiale si dhe u rrezikuan jetë njerëzish, ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se tashmë ka nisur një kontroll i gjerë për zbatimin e masave kundër zjarrit në të gjitha mjediset me frekuentim të lartë, qofshin biznese apo hapësira banimi.

Taulant Balla: Dy ditë më parë kam udhëzuar fillimin e një inspektimi në nivel kombëtar të respektimit të rregullave të mbrojtjes kundër zjarrit dhe të shpëtimit.

Balla tha se 11 automjete do t’i shtohen këtë vit flotës së automjeteve zjarrfikëse.

Taulant Balla: Bashkia Fier dhe Njësia e Mbrojtjes kundër zjarreve të Fierit është përfituese jo vetëm me makinë zjarrfikëse e cilësisë shumë të lartë por edhe kontenier me të gjitha paijsjet  e mbrojtjes kundër zjarrit.

Balla i bëri deklaratat nga qyteti i Fierit ku pati një takim me drejtuesit e bashkive të këtij qarku./O.S

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV