Procesi i veçantë kimik që i bën flokët të pamenaxhueshëm në lagështi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

flokë kaçurrelë , ose të drejtë, ose… të dredhur. Por pse flokët bëhen të pamenaxhueshëm kur bie shi ose kur ka shumë lagështi në ajër? Molekulat e boshtit të flokëve, të përbëra kryesisht nga keratin (një proteinë), mbahen së bashku nga lidhje të forta kimike, të quajtura “ura disulfide”. Megjithatë, ka edhe lidhje shumë më të dobëta dhe të ndjeshme ndaj ujit midis tufave të keratinës: lidhje hidrogjenore. Ndërsa lidhjet disulfide mund të këputen vetëm me nxehtësi (siç ndodh kur kalohet), kur ajri ngarkohet me lagështi, lidhjet e vjetra të hidrogjenit zëvendësohen me të reja, në një gjendje disi “të çrregullt”.

SHKENCA E… PALOSJES. Për rrjedhojë, forma e flokëve ka tendencë të ndryshojë në krahasim me stilimin fillestar, pra kur i kemi larë flokët, por më pas i ekspozojmë në ajër të thatë (p.sh. atë të tharëses). Megjithatë, ndjeshmëria e flokëve ndaj lagështirës i ka shërbyer zhvillimit të shkencës: ekziston një instrument i quajtur “Higrometër Saussure”, i quajtur sipas Horace Bénédict de Saussure, një shkencëtar zviceran që jetoi në shekullin e 17-të, i cili mat lagështinë e mjedisit bazuar në ndryshimi i gjatësisë së një tufe flokësh.Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Lajme të tjera

Web TV