Shkatërrohet komanda e Hamasit në Gazën veriore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përshkallëzim i ri i luftimeve ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut po ngjall frikën e përhapjes së konfliktit

Një strukturë komanduese e Hamasit në Rripin verior të Gazës është shkatrërruar nga ushtria izraelite.

Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari ka bërë të ditur se militantët palestinezë tani po veprojnë në zonë

vetëm në mënyrë sporadike dhe pa komandantë.

Deri më tani në veri të Gazës janë vrarë rreth 8,000 militantë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tani janë të përqendruara në çmontimin e Hamasit në Gazën jugore dhe qendrore. Megjithë shqetësimin global për vdekjet dhe shkatërrimin në Gaza dhe presionin ndërkombëtar për një armëpushim, opinioni publik izraelit mbetet i vendosur pas operacionit që synon zhdukjen e grupit të Hamasit që sundon Gazën, megjithëse ka pasur një rënie të madhe në mbështetje për kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Izraeli ka vrarë më shumë se 22,000 njerëz që nga fillimi i luftës. Në vetëm 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 100 palestinezë në ofensivën tokësore, kryesisht në Khan Younis dhe Rafah. Mbi 8,000 palestinezë në Gaza janë zhdukur dhe dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesave.

Situata humanitare në Gaza sa vjen edhe rëndohet edhe më shumë. Sëmundjet infektuese po shkaktojnë edhe vdekje të palestinezëve për shkak të mungesës së medikamenteve mjekësore. UNICEF ka bërë sërish thirrje se duhet të ndalet lufta për të mbrojtur fëmijët dhe hapjen e një korridori humanitar për ndihmat. Rreth 600 mijë vaksina tanimë janë dorëzuar në enklavë për popullsinë nga UNICEF.

E tensionuar mbetet situata edhë në kufi me Libanin ku forcat izraelite vijojnë sulmet ajrore.  Grupi Hezbollah i Libanit, i mbështetur nga Irani, bëri të ditur për intensifikim të luftimeve pranë Meron në Izraelin verior por nuk u raportua për viktima apo dëme. Zyrtari i lartë izraelit Benny Gantz, i cili është pjesë e kabinetit të luftës, postoi në platformën X se luftimet me Libanin duhet të ndalen dhe të kërkohet një zgjidhje diplomatike me Hezbollahun.

Lexo edhe :  Burgosen 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit në Pakistan

Ndërkohë, gjashtë palestinezë u vranë në një bastisje izraelite në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor.  Përveç bastisjeve, një sulm ajror izraelit thuhet se synoi një tubim në Bregun Perëndimor. Bregu Perëndimor ka parë tashmë nivelet e tij më të larta të trazirave në dekada gjatë 18 muajve para luftës në Gaza dhe konfrontimet janë rritur ndjeshëm. Qindra palestinezë janë vrarë në përleshjet me ushtarët dhe kolonët izraelitë gjatë javëve të fundit dhe forcat e sigurisë kanë bërë mijëra arrestime./O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV