Partneri i Selena Gomez kritikohet ashpër për gjestin gjatë ndeshjes së basketbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi i dashuri i ri i Selena Gomez, Benny Blanco u kritikua për shkak të heqjes së këpucëve dhe ekspozimit të këmbëve teksa ishte ulur dhe po ndiqte ndeshjen e Los Angeles Lakers. Producenti i njohur u fotografua me Gomez teksa shihnin Lakers duke luajtur me Miami Heat në Crypto.com Arena në Los Angeles. Përdoruesit e mediave sociale mbetën të habitur nga guximi i Blanco-s teksa ai nxorri këmbët e tij pa çorape për ta parë të gjithë.

“Xhaketa e tij dhe këmbët e tij të zbathura në publik më bëjnë me zemër”, tha dikush duke iu referuar palltos së tij me lule rozë dhe portokalli.  “Nuk mundem me këtë njeri me këmbëzbathur,” shtoi një tjetër.

Gomez dhe Blanco janë në lidhje për gati shtatë muaj, megjithëse ajo nuk e konfirmoi lidhjen e tyre deri në mes të dhjetorit 2023. Që prej momentit kur e bënë publike lidhjen e tyre, dyshja kanë bërë disa takime, duke përfshirë një natë argëtuese në New York City dhe një ekspozitë arti në Los Anxhelos muajin e kaluar.

Aktorja më parë ishte në lidhje me shokun e ngushtë të Blanco-s, Justin Bieber, si dhe me The Weeknd, Drew Taggart, Charlie Puth, Zedd, dhe Niall Horan./O.S

Të fundit

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

Lajme të tjera

Web TV