Stuhia “Henk” shkakton dëme katastrofike në Britaninë e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orteku shkakton dy viktima në Itali, moti i keq edhe në Greqi

Lumenjtë dolën nga shtrati si pasojë e stuhisë Henk duke shkaktuar dëme katastrofike në Britaninë e Madhe. Qeveria britanike lëshoi më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ndërsa kompanitë e udhëtimeve njoftuan për ndërprerje të fluturimeve. Të paktën 1800 shtëpi janë shkatërruar. Niveli i ujit pritet të jetë i larta edhe përgjatë pesë ditëve të ardhshme dhe alarmi i kuq do të jetë ende në fuqi.

Longford në Anglinë perëndimore është një nga qytetet më goditura rëndë pas stuhisë që goditi rajonin. Banorët vendas shprehen se një stuhi të tillë nuk e kanë parë kurrë më parë, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Në Itali, moti i keq shkaktoi dy viktima, teksa një ortek dëbore goditi një grua dhe një burrë të cilit kishin shkuar për ekskursion në afërsi të liqenit Toggia në veri.

Moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë perëndimore ku alarmi i kuq është vendosur në shumë rajone. Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e Atikës.

Moti i keq po shkakton probleme edhe në shtetet e Bashkuara të cilat janë përfshirë nga reshje dëbore.

Deri në 20 centimetra borë u regjistruan në Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvani. Autoritetet kanë paralajmëruar për mot të keq për 16 milionë njerëz ndërsa i kanë bërë thirrje të mos udhëtojnë pasi stuhia mund të shkaktojë ngrica në rrugë dhe erërat e fuqishme mund të rrëzojnë pemët dhe shtyllat./O.S

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV