Kalimi në tunelin e Llogarasë dhe në Korridorin Blu do të jetë me pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalimi nga tuneli i Llogarasë që pritet të hapet në 30 qershor 2024, do të jetë me pagesë, dhe po ashtu edhe kalimi nga akset e Korridorit Blu ku përfshihen akset Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, do të jetë me pagesë.

Në verë të këtij viti pritet të hapet për kalim rruga Thumanë-Kashar. Po ashtu në këtë vit do punohet edhe për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut, që do të ketë ndikim edhe tek kalimi me pagesë në këto akse.

“Viti 2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme për infrastrukturën rrugore, fillimisht me dorëzimin e tunelit të Llogarasë. Siç kemi premtuar në 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara.

Qendra e monitorimit nuk do të përbëhet vetëm nga ARRSH por edhe Ugjenca dhe Emergjenca Civile, Policia e Shtetit që do të jenë në gatishmëri të plotë.

Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesë siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu”, u shpreh ministrja./   S.M

Të fundit

Kompania ultimatum punonjësve/ Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

Punëtori ideal në prodhuesin kinez të kimikateve, sipas memorandumit të brendshëm, është punëtor, i virtytshëm dhe besnik. Dhe ndoshta...

Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’,Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës

“Automotive Fair Albania” do të mbahet nga data 27-30 mars në Shqipëri. Aktiviteti do zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Italia” në kryeqytet Tiranë- Java e...

Rama takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit. I rrethuar nga strukturat socialiste dhe...

Poezia, forma e parë e shprehjes artistike… edhe e fundit

21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë Nga Leonard Veizi "To be, or not to be, that is the question." "Të jesh a të mos jesh, kjo...

Si dënohej dhuna ndaj femrës në vitet ’20-të

Nga Dashnor Kaloçi Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman,...

Lajme të tjera

Web TV