Covid-19/ Gjermania lejon hyrjen e punëtorëve sezonalë, por me masa shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht situatës të krijuar nga koronavirusi ku duket se e gjithë bota është duke u izoluar Gjermania do lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma, njoftoi qeveria gjermane.

Nga ministria gjermane e bujqësisë u bë me dije se ata kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për të lejuar hyrjen për 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.

“Punëtorët duhet të mbërrijnë me aeroplan dhe jo me autobus për të mbrojtur veten nga kërcënimi i koronavirusit”, -deklaroi ministria e Bujqësisë.

Megjithatë paraprakisht, punëtorët sezonalë, duhet të bëjnë një ekzaminim mjekësor dhe të mbajnë distancën nga njëri-tjetri gjatë punës.

Fermerët gjermanë dhe përpunuesit e frutave kanë paralajmëruar se masa të tilla mund të parandalojnë hyrjen e mijëra punëtorë sezonalë nga Evropa, por edhe në rritjen e çmimeve. Shumica e punëtorëve sezonalë janë nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria.

Ndërsa , Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit./Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV