Ndërtimi i aeroportit të ri në Gjirokastër, qytetarët:Turizmi e zhvillon çdo gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i qeverise për ndërtimin e aeroportit të katërt ndërkombëtar në vend pikërisht në qytetin e Gjirokastrës është mirëpritur nga banorët, biznesi dhe lobuesit.

Ndër ta Llambi Margariti që drejton Forumin për Aeroportin e Gjirokastrës thotë më në fund është kurorëzuar me sukses mundi i 20 viteve për të bindur autoritetet shtetërore për rëndësinë e lidhjes së Gjirokastrës me Botën.

‘E shikojmë këtë si një ogur të mirë pasi kemi vite që lobojmë për këtë aeroport pasi ka vlera të veçanta dhe krijon një turizëm elitar, në nuk duam thjesht të kemi sasi turizmi, por të kemi turizëm elitar.’- tha Llambi Margariti.

Edhe qytetarët gjirokastritë vlerësojnë këtë vendim të qeverisë.

‘Turizmi e zhvillon çdo gjë! Do të ketë më shumë të ardhura… më shumë ekonomi.’- u shpreh një qytetar.

Kreu i Odës Ekonomike te Qarkut Gjirokastrës thekson se aeroporti do te këtë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe turistik të gjithë Jugut.

‘Shpresojmë të ndërtohet shpejt. Do të ketë një impakt të madh në fushën e turizmit, pasi përmbledh brenda edhe biznese.’- u shpreh Maksim Hoxha.

I ndërtuar në vitin 1924, sot Aerodromi i Gjirokastrës funksionon vetëm për aktivitete aeronautike sportive si dhe uljen e helikopterëve të Emergjencave Civile.

Pikërisht në këtë vend pritet të nisë shpejti puna për ndërtimin e aeroportit të katër ndërkombëtar, pasi atij të Tiranës, Kukësit dhe Vlorës. Siç njoftoi një ditë më parë zv/kryeministrja Balluku, Qeveria vendosi të ndërrojë vendin nga Sarandë në Gjirokastër pasi ka një fushë ajrore ekzistuese./O.S

Të fundit

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh, flet oficeri: Tre ditë tmerri!

Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i njohur nga një fotografi teksa...

Karuseli i zërave për mocionin ‘Berisha’ të shtatorit

Ylli Pata Të mësuar tashmë që nga 2017-a, ekzaktësisht pas zgjedhjeve të dyta rresht që fitoi Edi Rama, publiku priti emrat e ministrave në gusht....

Lajme të tjera

Web TV