SPAK “shtrydh” Beqajn, 9 orë shpjegime për “sterilizimin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas nëntë orësh ish-ministri Beqaj ka dalë nga SPAK duke theksuar se seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë me marrjen e materialeve të plota të raportit të KLSH për Sterilizimin. Sipas tij, hetimet janë të ngushta dhe është e nevojshme që të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013. Ai tha se mori konfirmim nga prokurorët se do t’i kthehen sendet e sekuestruara.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ishte dje që prej orës 9 të mëngjesit në SPAK së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit. Ai ka dalë pas rreth nëntë orësh nga Prokuroria dhe në një prononcim për mediat, tha se mori konfirmim nga prokurorët se do t’i kthehen sendet e sekuestruara në kuadër të hetimit që po bëhet për këtë çështje. Beqaj ka theksuar se seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë me marrjen e raportit të plotë të KLSH ndërsa nënvizoi më tej se hetimet është e nevojshme që të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013. Kjo nisur nga fakti që qendra e sterilizimit u mbajt e kyçur për disa vjet. “Së shpejti do më kthehen sendet e sekuestruara”, tha ai mes të tjerash. Ish-ministri u përgjigj edhe për përgjimet e publikuara në media lidhur me dosjen e dytë të hapur ndaj nga SPAK për abuzime edhe me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC. “E rëndësishme është se u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe s’kanë lidhje me çështjen tjetër”, nënvizoi ai. Beqaj ka qenë i shoqëruar nga avokati Ermal Yzeiraj. Kjo është hera e tretë e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e sterilizimit. Pak ditë më parë Beqaj bëri thirrje t’i dorëzonin kompjuterin e sekuestruar pasi aty sipas tij ka materialet e sterilizimit, si dhe ti vinin në dispozicion auditet që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit në të cilët Prokuroria është bazuar për të ngritur akuzën ndaj tij dhe personave të tjeri, si ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që ka fituar koncesionin Ilir Rrapaj. Beqaj u akuzua fillimisht për shpërdorim detyre e pas sugjerimit të GJKKO, iu shtua edhe akuza për falsifikim të vulave e stampave zyrtare por ajo ajo e korrupsionit. Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e chekapit dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe  me fondet e SASPAC.

Lexo edhe :  Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV