Kukës/ Doli për gjah dhe u vetëplagos nga pakujdesia, procedohet 41-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Ky shtetas, më datë 09.01.2024, në fshatin Gjinaj, dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë gjahu çifte, që e kishte me leje, brenda automjetit të tij, me të cilin kishte dalë për gjah, bashkë me 4 shtetas të tjerë.

Shtetasi R. M. është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit R. M., 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore./E.T

Të fundit

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Demaliaj: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës

Segmente të SPAK-ut kontrollohen nga Sali Berisha dhe Olsi Dado, prokurori i dosjes së Erion Veliajt, është shok i vajzës së kreut të PD-së,...

ALARMANTE! Mos i konsumoni këto turshi, mund të shkaktojnë edhe vdekjen…

Disa lloje të turshive japoneze të prodhuara nga kompania kaliforniane Choshiya Honten Ltd janë tërhequr nga tregu për shkak të një rreziku të mundshëm...

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi tregon datën kur do nisen zarfet e votimit tek emigrantët

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se brenda javës së ardhshme pritet që të përzgjidhet kompania ndërkombëtare që do të marrë përsipër procesin e...

Lajme të tjera

Web TV