“Dua të pi ujë”, Navalny kundërshton rregullat e burgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, doli përpara Gjykatës së Lartë në një video-konferencë për të argumentuar të drejtën për pushime më të gjatë gjatë momenteve kur konsumon ushqim si dhe akses në më shumë libra në burg.

Navalny ishte i veshur me një uniformë të zezë burgu dhe duke qëndruar pas hekurave në një dhomë të vogël. Kjo është dita e dytë me radhë që ai kishte marrë pjesë në seancat gjyqësore nga kolonia penale e Arktikut që quhet “Ujku Polar”, një nga më të ashprat e Rusisë, në të cilën u transferua muajin e kaluar pasi dënimi i tij u zgjat në më shumë se 30 vjet.

“Dhe prifti thotë, jepi të burgosurit libra. Por këtu nuk funksionon kështu. Sepse rregullat e reja të brendshme janë bërë në atë mënyrë që në qelinë time të ndëshkimit mund të ketë vetëm një libër, duke përfshirë libra me përmbajtje fetare, jo gazeta apo revista. Këto rregulla po shkelin të drejtat e mia.”

Ai gjithashtu argumentoi se pushimet midis vakteve ishin shumë të shkurtra.

“Unë marr dy gota me ujë dhe dy copa bukë të neveritshme. Dua ta pi normalisht ujë dhe ta ha këtë ushqim të mirë. Në dispozicion më kanë lënë vetëm 10 minuta për të ngrënë.”

Argumentet e tij nxitën një diskutim të hollësishëm me gjyqtarin dhe një përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë për bibliotekat e burgjeve, rregullimin e vakteve dhe mobilimin e qelive. Navalny ka përdorur shpesh seanca të tilla si një mjet për të sfiduar autoritetet, duke demonstruar qëndrueshmërinë e tij dhe për të mbajtur një lidhje me botën e jashtme, pavarësisht kushteve të vështira të burgimit.

Lexo edhe :  Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Transferimi i tij në Siberi erdhi vetëm dy muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin kërkon një tjetër mandat presidencial duke ngjallur shqetësime për mirëqenien dhe sigurinë e tij. Udhëheqësi i opozitës ruse u dënua me 19 vjet burg në gusht. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat e shumta kundër tij, duke filluar nga mashtrimi deri te ekstremizmi, ishin të sajuara për t’a bërë atë të heshte./O.S

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV