Ish-ministri s’gjen rehat/Saimir Tahiri ‘thyen’ karantinën, thirret në gjyq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të thirret në gjykatën e Apelit më datën 9 prill. Apeli do të gjykojë kundërshtimin nga ana e Tahirit të vendimit që mori gjykata e shkallës së parë, e cila e dënoi me rreth 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, por që iu konvertua në 3 vjet e 4 muaj në punë të detyruar.

Tahiri apeloi çështjen e cila do të gjykohet nga Gjykata e Apelit më datën 9 prill, ku bashkë me ish-ministrin do të gjykohet edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

Seanca do të mbahet në orën 10:30. Ajo do të zhvillohet pa praninë e mediave me qëllim që të shmangen kontaktet dhe parandalohet përhapja e koronavirusit, ku këtë herë Tahiri do t‘i duhet të ‘thyejë’ karantinën.

Trupa e gjyqtarëve që do të gjykojë Tahirin do të jenë:Albana Boksi Kryesuese, Nertina Kosova Anëtare, Nure Dreni Anëtare

Tahiri u dënua me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.  Ndërkohë që si Samir Tahiri ashtu edhe Prokuroria e kanë apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda./FJALA.AL/

Të fundit

Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Kryeministri Rama ka njoftuar sot reformimin e skemës së pensioneve, në përpjekje për të rritur pensionet, “teksa kolapsi i...

“Trump s’ka kohë për mua”, Berisha pranon se non grata “do kohë të hiqet”

Udhëtimi i pari jashti shtetit pas shumë kohësh duket se ka rimbushur me energji Sali Berishën. “Udhëtimi im, drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Presim...

Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër

Nga Frrok Çupi Për tre ditë, këtë të diele, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Kosova i bën këto zgjedhje në kushtet e gjysmë- izolimit...

Samiti “Pact of Free Cities”/Rama:Transformimet në Tiranë, fillimi i një gjerdani veprash

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin “PACT OF FREE CITIES”, ku kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës dhe...

Bixhozi, ekonomia dhe tradhtia, shkaqet kryesore të divorceve!

Thuajse në të gjitha gjykatat e vendit, paditë për zgjidhje martese janë dyfishuar gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin paraardhës. A2 CNN ka marrë të...

Lajme të tjera

Web TV