Shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë, 4 nga 15 të plagosurit në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër nga 15 të plagosurit si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Mitrovicë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

“Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët. Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit. Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar.”, thuhet në njoftim./O.S

Të fundit

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Lajme të tjera

Web TV