Veliaj mbledh këshilltarët në Këshillin Bashkiak/ Vetëm PS e çon Tiranën përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj mblodhi në një takim këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, të cilëve i porositi të nisin një tur takimesh në të gjitha Njësitë Administrative për të komunikuar dhe shpjeguar qytetarëve punën e bërë dhe projektet për qytetin.

Në një kohë kur opozita përpiqet të sabotojë nismat për qytetin, Veliaj nënvizoi se është detyrë e PS-së dhe e këshilltarëve të saj, që të nisin këtë komunikim të ri me qytetarët.

“Në pamundësi për ta shpjeguar në Këshillin Bashkiak se çfarë do të ndodhë me Lanën, kush përfaqëson Njësinë 7 do të shkojë ta shpjegojë projektin në komunitet, se Lana do të bëhet si segmenti nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Kush është aty me leje, pa leje, ka ndërtuar në shtrat të Lanës ku nuk duhet të ishte, dhe do marrë një apartament te pallatet e reja që do ndërtohen te ish Fusha e Aviacionit. Projekti i Lanës do të bëhet sepse çliron Tiranën për 1 milion banorë, jo vetëm për ata që janë aty. Kjo vlen për shkollat e reja në Sauk, në Astir, te Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë. Kjo vlen për të gjitha projektet e Tiranës. Duhet që agorën e sabotuar të Këshillit Bashkiak ta copëtojmë në agora më të vogla në komunitet dhe të shpjegojmë të gjitha punët që duam të bëjmë”, tha Veliaj./E.T

Të fundit

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

Lajme të tjera

Web TV