Ndoqën seancën parlamentare/Ja si reaguan ndërkombëtarët pas kaosit në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prania e dy ambasadorëve të huaj në seancën e sotme plenare, nuk i pengoi deputetët e ‘Rithemelimit’ të vijonin me skenarin e tyre për krijimin e kaosit në Kuvend.

Teksa këta të fundit kishin rrethuar foltoren duke e bllokuar dhe përdornin zhurmuese, ambasadorët vëzhgonin situatën nga lozha e Kuvendit, ku dhe mbanin shënime. Ndërkohë, për shkak të kaosit anulua edhe mbajtja e fjalës e presidentit Bajram Begaj.

Nga ana tjetër, me 73 vota pro mazhiranca voti emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.

Ndërkohë që Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro, po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga ministria e Ekonomise dhe 73 vota mori emerimi i tij si minister i Financave. Po ashtu, u betua edhe deputeti më i ri, Plarent Ndreca./O.S

Të fundit

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të...

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe. Komentet Bushkola i bëri në emisionin ‘Off the...

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet për median bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV