Drejtori i Burgut 313, Eduard Struga është arrestuar ditën e sotme, ndërsa nga autoritetet nuk është konfirmuar ende asgjë.
Struga dyshohet të jetë përfshirë në një skemë korruptive për tenderat ushqimorë, së bashku me disa vartës të tij.
Ai ishte në krye të Burgut 313 që prej tetorit të 2019-ës, ndërsa kishte karrierë të gjatë në polici. Struga ka drejtuar sektorin e drogës për shumë vite
Eduard Struga dyshohet se ka qenë kreu i kësaj skeme, ndërsa pas 2 ditësh pritet që shefi i 313 të dalë në gjykatë./Fjala.al/