Censi/ Të dhënat do të publikohen në qershor 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli në një konferencë për mediat ditën e sotme bëri me dije se të dhënat e Censit të popullësisë të mbajtur disa muaj më parë në vend do të bëhen publike në qershor të këtij viti.

Ajo u shpreh se këto të dhëna janë pjesë integrale e punës së INSTAT dhe reflektojnë informacionin më të fundit statistikor për vendin.

Nga ana tjetër ajo shtoi se rezultatet e Censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në vend.

“Për 3 censet e kryera nga INSTAT, Qershori ka qenë afati më i afërt i publikimit pas përfundimit të mbledhjes së të dhënave dhe gjithashtu pas mbledhjes së të dhënave të anketës pascens, e cila këtë raund përfundoi në Dhjetor 2023. Të dhënat e Censit do të jenë gati për publikim në muajin Qershor 2024. Këto të dhëna janë pjesë integrale e planit të punës të INSTAT dhe do të reflektojnë informacionin më të fundit statistikor për vendin.

Të dhënat që do të publikohen do të përmbajnë informacion të detajuar mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika të nevojshme për të gjithë grupet e përdoruesve. Rezultatet e Censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetesës së qytetarëve në vend. Gjithashtu, do kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimin e progresit të vendit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh drejtoresha e INSTAT./e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV