Dhuna verbale në Komisionin e Mediave, reagon ambasadori holandez: Skena të papranueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një reagim në rrjetin social “X”, ambasadori holandez shkruan: “Skena të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”.

 

Problemet e brendshme të PD-së sot u përcollën në tryezën e komisionit të Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën ashpër më koleget demokrate, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.

Nuk munguan as skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit të Mediave, Flutura Açka, pasi kjo e fundit refuzoi t’i nënshtrohej kaosit sistematik në Kuvend dhe komisionet e tjera, të cilat për t’i mbijetuar tensioneve janë kthyer online.

Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Në pamundësi për të kontrolluar situatën, Açka ndërpreu mbledhjen./O.S

Të fundit

“Dua të mësoj dorën”, Tafani zbërthen vrasjen e Fridman Xhaferrit: E hodhëm në rezervuar

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e...

U martua për dokumente, e pëson keq 25-vjeçari shqiptar në SHBA

Një shqiptar u akuzua për mashtrim, pasi u zbulua nga agjentët federalë se ishte martuar për të përfituar letrat amerikane. Si shqiptari, edhe gruaja...

KE i jep aprovimin, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar hapin e dytë të rëndësishëm...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke i kthyer ato në...

Sonte ndeshja e madhe Gjermani-Portugali, si luajnë dy skuadrat

Final Four i Ligës së Kombeve fillon sot në orën 21:00 në Gjermani, me vendin pritës që pret Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe Roberto...

Lajme të tjera

Web TV