Marrëveshja me Italinë/ Gjykata Kushtetuese kërkesë qeverisë për paraqitje provash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në datën 18.10.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kërkuesi), me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit””.

Gjykata mori në shqyrtim pretendimet me shkrim të kërkuesit, prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara Kuvendi i Shqipërisë (Kuvendi), Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe Avokatit të Popullit si edhe provat e paraqitura nga keto subjekte, ndersa konstatoi mungesën e prapësimeve me shkrim të Presidentit të Republikës.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11.30.

Sa i takon kërkesës së grupit të deputetëve për marrjen e opinionit këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykata vendosi të rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor./E.T

Të fundit

Amerika po ecën në gjumë në një stuhi ekonomike

Nga Daron Acemoglu   Drejt nesh janë tre ndryshime epokale që do të riformësojnë ekonominë e SHBA-së në vitet e ardhshme:...

Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të penguar gjenerimin...

Falja e gjobave, kush janë kategoritë që përfitojnë

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ditën e djeshme u diskutua projekligji i cili fal gjobat e vendosura nga janari i vitit 2014 deri...

SPAK humbet sekuestron e një vile të familjes Kryemadhi

Rreth 27 ditë pas bllokimit të dy vilave të familjes Kryemadhi nga Gjykata e Posaçme, njëra prej tyre është liruar nga sekuestro pas vendimit...

“Non grata” në fuqi, SHBA afron opozitën, por rilargon Berishën

Diplomatja amerikane Nancy VanHorn thekson se SHBA nuk do të angazhohet me individë të përfshirë në korrupsion. Rikonfirmimi se SHBA nuk ka ndryshuar asnjë...

Lajme të tjera

Web TV