Julio Iglesias arrestohet sepse iu gjetën në valixhe 40+ kg ushqime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pra, gjyshet tona nuk qenkan të vetmet! Këngëtari spanjoll Julio Iglesias u arrestua në aeroportin e Punta Cana pasi mbante shumë ushqime në bagazhe.

Sipas mediave spanjolle, Iglesias u arrestua me 42 kg fruta, perime dhe mish në valixhe, duke filluar nga luleshtrydhet, qershitë, domatet, spinaqin, marulet e deri te kërpudhat.

Disa kilogramë ushqime u konfiskuan dhe këngëtari legjendar spanjoll, babai i Enrique Iglesias, u ndalua vetëm për një kohë të shkurtër.

La Vanguardia e Spanjës raporton se këngëtari 80-vjeçar udhëton rregullisht me sasi të bollshme ushqimore në valixhe.

Sipas gazetës domenikane Listin Diario, e cila citon Ministrinë e Bujqësisë, vendimi u mor për të shmangur çdo përhapje të parazitëve nga jashtë, të cilët mund të kishin dëmtuar të korrat vendase./E.Ç

Të fundit

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Lajme të tjera

Web TV