“Ethet e miut”,brejtësit infektojnë ushtarët në vijën e parë frontit të luftës në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijat e para të luftës së Rusisë në Ukrainë janë të mbushura me minj të infektuar, që thuhet se përhapin sëmundje të cilat u shkaktojnë ushtarëve të vjella dhe gjakderdhje nga sytë e tyre, duke dëmtuar aftësinë luftarake dhe duke rikrijuar kushtet e tmerrshme që pllakosën trupat në luftën e llogoreve të Luftës së Parë Botërore.

Një shërbyese ukrainase, kujtoi se si batalioni i saj u rrethua vjeshtën e kaluar nga “epidemia e miut”, teksa ishin në ofensivë në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

“Imagjinoni të shkoni në shtrat dhe nata fillon me një mi që zvarritet në pantallonat ose pulovrën tuaj, ose duke përtypur majat e gishtave ose duke kafshuar dorën tuaj. Nuk ishin minjtë ata që na vizitonin, ne ishim mysafirët e tyre”, tha Kira për CNN.

Infektimet janë pjesërisht për shkak të ndryshimit të stinëve dhe ciklit të çiftëzimit të minjve, por janë gjithashtu një masë se si lufta është bërë statike, pasi kundërofensiva e Ukrainës u zmbraps kryesisht nga mbrojtjet ruse të fortifikuara.

 

 

Mes një dimri tjetër të ashpër, minjtë po kërkojnë ushqim përgjatë vijës së frontit gati 1000 kilometra, duke përhapur sëmundje teksa kërkojnë ushqim dhe ngrohtësi.

Kira deklaroi se ka provuar gjithçka për të larguar minjtë, por kjo gjë nuk ka mundur t’i ndalë, pasi gjenden kudo. Minjtë kanë infektuar në shkallë të gjerë ushtarët ukrainas dhe rusë, të cilët kanë pasur simptomat.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës gjatë dhjetorit raportoi një shpërthim të emërtuar “ethet e miut” në shumë njësi ruse rreth Kupiansk në rajonin e Kharkiv, të cilin Moska është përpjekur ta pretendojë prej muajsh.

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës shtoi se se “ethet e miut” kanë ulur ndjeshëm aftësinë luftarake të ushtarëve rusë, por nuk bëri të njëjtin raportim për ushtarët ukrainas.

Lexo edhe :  Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

CNN shkruan se kjo situatë ngjason me Luftën e Parë Botërore, ku grumbullimi i kalbur i mbeturinave dhe kufomave lejoi që “minjtë e llogoreve” të shumoheshin me shpejtësi. Minjtë janë nate dhe hyjnë në ambientet ku ushtarët përpiqen të pushojnë./O.S

Të fundit

“Pa bukë e ujë…”, 9 marinarë të huaj prej muajsh të bllokuar në Portin e Durrësit

Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat...

1925 – Gjyqi i Skopit, shkenca dhe feja përplasen në sallën e gjyqit

Në verën e vitit 1925, qyteti i vogël Dayton, në shtetin Tennessee të Shteteve të Bashkuara, u kthye papritur në qendër të debatit kombëtar...

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet kohore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi...

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Lajme të tjera

Web TV