Çeki/ Universiteti rihap dyert, një muaj nga sulmi që shkaktoi vdekjen 14 studentëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saktësisht një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin “Charles” në Pragë, ky institucion është rihapur pjesërisht të dielën për studentët, profesorët dhe personat tjerë të interesuar.

Gazetarëve dhe fotografëve u është kërkuar që të mos marrin pjesë në hapje.

Dega e Arteve në këtë universitet çek është tronditur më 21 dhjetor 2021, kur një student ka nisur të shtëna masive me armë zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Ai, më pas, e ka vrarë veten.

Aktualisht janë duke u zhvilluar shumë hetime për sulmuesin dhe përgjigjen e policisë çeke ndaj sulmit.

Qëllimi i rihapjes së Fakultetit të Arteve të dielën që është t’iu ndihmojë studentëve dhe stafit që t’i kthehen jetës akademike, me ligjërata të shkurtra, shkëmbime librash dhe performanca muzikore.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se do të ofrohen edhe konsulta psikologjike për ata që kanë nevojë.

Besohet se riparimet në katin e katërt të ndërtesës, ku ka ndodhur sulmi, do të kushtojnë dhjetëra mijëra euro.

Ligjëratat e rregullta për semestrin pranveror në këtë fakultet do të nisin më 19 shkurt, përveç katit të katërt.

I themeluar më 1347, Universiteti “Charles” është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.

Sulmi i 21 dhjetorit ka qenë më i rëndi në historinë moderne të Çekisë./O.S

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV