Jemi në prill dhe Meri Shehu tregon cilat shenja “do të goditen”: Zgjat 7 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astrologia Meri Shehu veçoi disa shenja të horoskopit të cilat duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe sesi do ndryshojnë marrëdhëniet mes shenjave.

“Shenjat që do ndikohen shumë fortë këtë periudhë janë shenjat fikse, Demi, Luani, Ujori, Akrepi. Demi do jetë në ndryshim të vazhdueshëm, por në vetvetë janë duke ndryshuar dhe nuk do ndihen mirë. Dhe marrëdhëniet e të tjerëve me Demin do jenë gjithmonë në stres. Luani me Demin nuk do shkojë shumë mirë, Luani me Ujorin nuk do shkojë shumë mirë, Akrepi me Demin nuk do shkojë shumë mirë, ato marrëdhënie që janë të tronditura ose të krisura. Por ka vend për ndryshim, për të modernizuar marrëdhëniet, për të dhënë hapësirë, për të parë mundësi të reja. Pra ato marrëdhënie që kanë qenë shumë të ngurta ose autoritare brenda tyre do çlirohen, do marrin frymëmarrje, do ndihen më mirë.”

Shehu në lidhje me situatën e krijuar në gjithë botën si pasojë e pandemisë, u shpreh se do shoqërohet me ndryshime dhe pasoja për një periudhë 7-vjeçare. Sipas saj përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale.

“Jo se ne do jemi të izoluar, por ky ndryshim do zgjasë për një periudhë 7-vjeçare. Pasoja dhe ndryshime të tjera që do pasojnë, do ndryshojë baza ekonomike dhe mënyra si kemi funksionuar deri tani. Pra ndryshohen mënyrat e ndarjes së vlerave monetare, ose vlerat do marrin vlerë. Do ndryshojë vlera e gjërave, ajo që ka vlerë do marrë vlerën e vet. Plus na është futur edhe Saturni në shenjën e Ujorit. Përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale, por këtu do vendosen kushte shumë  të rëndësishme, ose programime shumë të rëndësishme. Jeta sociale nuk do jetë kaq e paorganizuar ose kaq thashethemnajë. Gjërat do futen në një programim dhe rregull më normal. Pra Saturni në Ujor sjell një nivel inteligjence më bashkëkohor, pra largohemi nga disa situata jo me vlerë. Bashkëkohore domethënë inteligjenca do gjejë rrugën e vet.”/tvklan

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV