Moti/ Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës. Hapen rrugët, rikthehet energjia elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës është përmirësuar. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, pjesa më e madhe e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat administrative Fan, Orosh, Kaçinar dhe Selitë në Mirditë janë hapur, ndërsa aty ku ka sërish probleme mjetet dhe punëtoret e bashkisë ndodhen në terren për hapjen e tyre.

Gjatë natës temperaturat kanë zbritur deri në -5 gradë celsius, duke sjellë ngrica në rrugë. Në këto kushte autoritetet ju bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me kujdes në zonat ku ka probleme.

Pas dy ditëve me probleme nga moti i keq është bërë i mundur dhe rikthimi i energjisë elektrike në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut të Lezhës.

Punonjësit e Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë punuar pa ndërprerje, për riparimin e dëmeve të shumta të shkaktuara nga stuhitë e borës dhe shiut, në rrjetin elektrike kryesisht në zonat rurale, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga sektori i Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë, për t’iu ardhur në ndihmë banoreve për emergjenca shëndetësore apo dhe bazë materiale për gjënë e gjallë./E.T

Të fundit

“Nuk mendoj për emrin tim, mendoj për Shqipërinë”. Asllani: Që kur ka ardhur Sylvinho…

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026....

Xhensila Myrtezaj ndez rrjetet sociale me fotot nga pushimet

Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat rozë, jo vetëm për talentin e saj por edhe për paraqitjen gjithmonë në...

“Rinumërimi i votave do e rrëzojë Saliun, humbja është shumë e thellë”

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën e dy anëtarëve të PD-së në KAS për rinumërimin e Tiranës. I ftuar në Report TV, Ngjela tha se...

Debat në komision, Fidel Ylli: S’kam nevojë për lekët e KOKSH! Zhupa: Mos na qaj hallin

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli është përfshirë në një debat me kryetaren e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa këtë...

Itali, dështojnë referendumet, fitore për qeverinë Meloni

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Të dhënat zyrtare nga rreth...

Lajme të tjera

Web TV