Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, por varfëria është rritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme si tërmeti, pandemia, apo lufta, por kjo ecuri nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj. Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në vend është rritur vitet e fundit.

Sipas raportit, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti. FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.

“Shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me homologët e rajonit dhe depërtimi i kredisë është i ulët”, thotë FMN në raport. “Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme”.

Sipas FMN-së, ndryshe nga shumë vende, norma e varfërisë në Shqipëri është më e ulët tek të moshuarit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Megjithatë, FMN paralajmëron se varfëria tek të moshuarit mund të rritet, për shkak se njerëzit tani po punojnë të siguruar për periudha më të shkurtra kohore. “Ka të ngjarë, që në të ardhmen, më shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mbeten pa pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit. Shkalla e zëvendësimit mund të ulet dhe kjo rrit shqetësimet për kërcënimin e varfërisë tek të moshuarit.

Lexo edhe :  Denaj: Mbështesim prodhimin e bimëve mjekësore shqiptare përmes një vizioni afatgjatë

Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarisht për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuuan mesatarisht për 27 vjet”, thotë FMN.

Shqipëria dhe Kosova, me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse

Të dhënat e tjera të FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.

Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.

Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në rajon, sipas barazisë së fuqisë blerëse e ka Mali i Zi, në 28 mijë dollarë ndërkombëtarë, e ndjekur nga Serbia, me 26 mijë dhe Maqedonia e Veriut, me 21.4 mijë./Monitor

Paradoksi! Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të

Paradoksi! Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të

Paradoksi! Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV