Argita Malltezi merr në mbrojtje burrin dhe babain/ Akuza SPAK se po i godet familjarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës ka hedhur dje akuza të forta në adresë të Prokurorisë Speciale (SPAK), e cila dyshon se Jamarbër Malltezi dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përfshirë në afera e zullume korruptive. Zonja Malltezi është rishfaqur dje në media, duke treguar se nuk e mban vendi, teksa ka folur sa i takon akuzave të ngritur nga Prokuroria e Posaçme ndaj babait dhe burrit të saj për aferën e privativit të ish-kompleksit “Partizani”. Në “Syri TV”,  Malltezi u shpreh se ky është një sulm politik për të eliminuar liderin e opozitës, Sali Berisha me qëllim që t’i hapet rruga Edi Ramës. Sipas saj, dosja e SPAK ka manipulime skandaloze. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të intervistës së dhënë dje nga zonja Argita Malltezi në televizionin e familjes së saj, “Syri TV”.

Ja një pjesë e intervistës së Argita Malltezit:

Hetimet e SPAK për aferën “Partizani”

Nuk kam asnjë lloj paragjykimi për hetimin, që ka zgjatur për 3 vite. Ndonëse ka qenë hetim pa emra, ka qenë plotësisht i targetuar siç e provojnë edhe dokumentet e dorëzuara sot nga SPAK, të cilët fokusohen tek të gjithë pjesëtarët e familjes së zgjeruar të familjes së Sali Berishës. Jo vetëm fëmijët, por edhe nipërit e mbesat në çdo lloj aspekti të mundshëm të veprimtarisë së tyre. Në mënyrë totalisht të kundërligjshme dalin në vendim emrat e fëmijëve. Ajo që është shqetësuese, që duhet të jetë për çdo shqiptar, është shkelja e ligjeve për të abuzuar me hetimin. Nuk vihet në masë sigurie një njeri që nuk është pyetur asnjëherë. E ndalon në mënyrë shprehimore neni 245 i kodit të procedurës penale. E bën automatikisht të pavlefshëm; vendimi për masën e sigurisë është automatikisht i pavlefshëm nëse nuk ke dëgjuar argumentet e palës tjetër. Dhe kjo është vetëm një anë. Procedura është vetëm një aspekt. Kjo është shumë e rëndë. Nuk mund ta vesh tjetrin në masë sigurie, në fazë hetimi vetëm nëse ke një kusht flagrance apo që ke të dhëna se do të ikë. Në çdo rast duhej ta kesh pyetur në radhë të parë. Kjo dosje siç ka provuar sot, nëpërmjet dokumenteve të SPAK-ut që ka manipulime skandaloze. Kjo është një gjë e papranueshme. Dhe kur them që shpejt do ti trokasë në derë secilit dhe se kush duhet të ketë kujdes për atë që i vjen në derë. Po do të më kishte treguar një njeri këto gjëra që kanë ndodhur në këto çështje, sinqerisht do të kisha thënë se, siç ka të çmendur që dalin në rrugë me thikë dhe kryen një krim në rrugë, rastis një gjykatës apo prokuror që është i çmendur në sistem dhe bën diçka.

Izolimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Kam parë në atë 1 muaj që ka ndenjur në burg, Jamarbër Malltezi ka ndenjur 20 ditë pa vendim gjyqësor, atje kishte tufa njerëzish që qëndronin pa vendim gjyqësor. Ishin dënuar me 60 ditë paraburgim, ata kishin të drejtë të apelonin, por nuk e apelonin dot, dhe ata e kanë marrë vendimin në ditë ne 73. Pretendimi i prokurorëve të SPAK dhe gjykatës, se e thotë ligji se duhen 48 orë për të zbardhur vendimin, por nuk thotë çfarë ndodh nëse nuk e zbardh gjykata vendimin. Ky është një sulm politik për të eliminuar liderin e opozitës, për ti pastruar rrugën Edi Ramës për betejën e tij politike, për të kamufluar korrupsionin e Edi Ramës, duke bërë sikur po luftohet korrupsioni i Sali Berishës. Për njeriun e thjeshtë, ka një impakt direkt, kur ja bëjnë Sali Berishës, ja bëjnë 1 mijë herë kujtdo tjetër dhe e kam parë me sytë e mi në burg, që njerëzit janë thjeshtë statistikë, por nuk është drejtësi.

Lexo edhe :  KQZ certifikon rezultatet e katër qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër

Roli i Berishës në dosjen “Partizani”

SPAK ka ngritur faktin që vendimet e KRRT-së kanë kaluar në KRTRRSH me firmën e Sali Berishë. Dy gjëra dua të theksoj dhe e parë është kjo, KRRTRSH-ja kalonte automatikisht, jo thjesht për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por për shkak të ligjit të urabnistikës, kalonte automatikisht të gjitha vendimet e KRRT-së. Në rastin e ‘Zogut të Zi’, në mënyrë që të ndërhynte sepse pati shqetësime për punë të sigurisë publike, u bë një akt normativ i posaçëm që i mundësonte qeverisë të ndërhynte në funksionimin e KRRT nëpërmjet prefektit. Gjykata Kushtetuese si fillim, rrëzoi aktin normativ, i cili ishte lënë të mos hynte në fuqi për shkak të kësaj përplasje, por gjykata tha jo vetëm që ai është i rrëzuar por të gjitha pasojat e tij janë nul. U pa qartë se cili ishte qëndrimi i gjykatës në lidhje me ndërhyrjet e KRRTRSH dhe më pak se një muaj më pas tha se KRRTRSH nuk ka të drejtë të kthejë as vendimet e paligjshme të KRRT-së. Në vendimin që ka kaluar Sali Berisha në KRRTRSH kanë kaluar 10 vendime të KRRT-së menjëherë. Ky është roli i Sali Berishës, plotësisht ligjor. Ndërkohë roli i Edi Ramës në këtë dosje është i qartë dhe i përsëritur. Ka ndërruar destinacionin, e ka pasur se ka pasur tagër por me këtë tagër po kapet dhe SPAK, ka ndërruar përsëri destinacionin, nuk ka zbardhur lejen e ndërtimit dhe këta kanë shkuar në gjykatë, ndërtuesi dhe zhvilluesi dhe kanë marrë vendim të formës së prerë i cili ndër të tjera përcaktonte dhe dëmin e shkaktuar, pra Edi Rama ka shkaktuar një dëm prej 350 mijë euro për ta rrumbullakosur, i cili i faturohet financave të shtetit. Në 20 mijë faqe dosje, SPAK nuk e përmend asnjëherë Edi Ramën dhe ndryshimin e destinacionit./E.T

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV