E bëri përseri/ Përndjekësi’ i Taylor Swift arrestohet për herë të dytë brenda tre ditëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I akuzuari për përndjekjen e këngëtares së njohur, Taylor Swift, u arrestua të hënën pasi ishte parë jashtë apartamentit të artistes, në New York.

Sipas Page Six, një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New York-ut, tha se prangosja u bë pasi disa qytetarë treguan se në atë zonë kishte një person shqetësues.

Kujtojmë se ky person është arrestuar edhe njëherë tjetër të shtunën, pasi ishte përpjekur të hynte brenda shtëpisë së këngëtares.

Një dëshmitar i tha Page Six: “Për herë të parë e pashë rreth orës 13:00. Ai u ngjit në derën e Taylor-it. Nuk jam i sigurt nëse ai trokiti apo i ra ziles”.

Sipas një burimi tjetër ai kishte qenë “duke pirë vazhdimisht duhan dhe duke bërtitur”.

Kur mbërriti para Krishtlindjeve, im shoq e pyeti se çfarë po bënte këtu dhe ai i tha: ‘Dua të shoh Taylor-in’. Ai kishte edhe lule në një moment.”

Mes situatës stresuese, Swift në fakt, e kishte kaluar të dielën e saj në Orchard Park, duke brohoritur për të dashurin e saj, Travis Kelce. Gjatë ndeshjes, ishte vëllai i tij, Jason Kelce, ai që “vodhi” shfaqjen duke grisur bluzën për të festuar fitoren e tyre ndaj Buffalo Bills. /O.S

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV