Gjermani/ Drejtuesit e trenave shpallin grevë gjashtëditore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Drejtuesit e trenave në Gjermani do të qëndrojnë në grevë për gjashtë ditë duke filluar nga 24 janari.

 

Unioni Gjerman i Makinistëve të Trenave (GDL) njoftoi se greva e drejtuesve të trenave të pasagjerëve do të fillojë të mërkurën në orën 02:00 të mëngjesit me orën lokale dhe do të përfundojë të hënën e ardhshme në orën 18:00.

Kreu i GDL-së, Claus Weselsky, tha se operatori hekurudhor ‘Deutsche Bahn’ ka dështuar të dalë me një ofertë të pranueshme. Ai akuzoi negociatorin e operatorit, Martin Seiler, për mashtrim të publikut.

“Ne mund të lexojmë. Ne e dimë se çfarë është shkruar atje. Dhe kjo nuk është një bazë për negociata me ‘Deutsche Bahn”, u tha Weselsky gazetarëve në Berlin.

Greva e fundit do të jetë aksioni i katërt dhe më i gjatë industrial nga sindikata në kuadër të raundit të vazhdueshëm të negociatave kolektive me operatorin ‘Deutsche Bahn’, raporton media turke Anadolu.

Sindikata po insiston për një rritje të pagës për 555 euro në muaj dhe një këst kompensimi të njëhershëm të inflacionit deri në 3 mijë euro.

Sindikata kërkon edhe uljen e orarit të punës për punëtorët me turne, nga 38 në 35 orë në javë dhe pa ulje të pagës./O.S

Të fundit

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Lajme të tjera

Web TV