Reforma Zgjedhore,OSBE/ODIHR thirrje partive në vend:Angazhohuni për konsultime të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi mbledhja e së Premtes së kaluar nuk u zhvillua, OSBE/ODIHR-i ka një tjetër reagim për Komisionin e Reformës Zgjedhore në vend. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, u bëhet thirrje partive të angazhohen për konsultime të hapura në muajt e ardhshëm.

Drejtori i misionit Matteo Mecacci thekson po ashtu se kjo reformë është jetike për procesin zgjedhor dhe si e tillë kërkon vendosjen e objektivave dhe zbatimin e rekomandimeve nga ana e forcave politike.

“Nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar reformën zgjedhore në vend përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv në një proces që tashmë ka shërbyer si shembull i praktikës së mirë për rajonin dhe më gjerë. Ne mirëpresim vendimin e autoriteteve shqiptare për të ripërtërirë angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike deri tani përpara zgjedhjeve. I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që rezultojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve. Është e një rëndësie vendimtare që të vendosen objektiva praktike dhe realisht të arritshme që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR-it dhe adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Prioritetet kryesore përfshijnë parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerjen e votave, sigurimin e fshehtësisë së votës, mbrojtjen e lirisë së medias dhe rritjen e efektivitetit të administratës zgjedhore.

Pas diskutimeve të fundit mbi këtë temë, ODIHR ka marrë një ftesë nga parlamenti shqiptar për të mbështetur autoritetet kombëtare dhe ka ofruar mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës. Metodologjia afatgjatë e ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve përfshin një vlerësim të zbatimit të rekomandimeve të mëparshme. Misioni më i fundit i vëzhgimit i ODIHR-it në Shqipëri në vitin 2023 vlerësoi vazhdimin e rekomandimeve të Zyrës pas zgjedhjeve vendore 2019 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2021. Raportet arritën në përfundimin se tre rekomandime ishin zbatuar plotësisht, shtatë të tjera kryesisht dhe 16 të zbatuara pjesërisht, ndërsa të tjerat mbeten ende për t’u adresuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo edhe :  E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Është planifikuar që ky komision i rëndësishëm të mblidhet sërish më 26 Janar në orën 10:00, ku do diskutohen 3 pika kryesore, që nga rifillimi i punimeve e deri te shqyrtimi i kalendarit.

Të fundit

“Te PD morali, më i ulët se në 2021! Kanë nisur largimet dhe konvertimet në PS”

Roland Bejko duke folur mbi aksionin e PD në shtator, tha në MCN se morali i demokratëve është më...

Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale!

Po mbahet eventi me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Marrin pjesë kryekomisioneri Ilirjam Celibashi, kreu...

Tensione mes Nokës dhe Spiropalit në Kuvend/ Kryeparlamentarja: Ule atë gisht, përmbahu!

Tensione ka pasur në seancën në Kuvend, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Noka kërkoi që kreut të PD...

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 kandidatë

Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin...

Debatet për Avokatin e Popullit/ Balla-Opozitës: S’mund të thoni “o këtë o rashë e vdiqa”

Opozita ka kërkuar që në seancën e sotme në Kuvend të jetë në rend dite edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, kërkesë kjo e...

Lajme të tjera

Web TV