“Si isha dikur dhe si jam tani”, postimi i Selena Gomez ka një mesazh të fuqishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selena Gomez u shfaq e sinqertë dhe e pakompleksuar në rrjetet sociale teksa foli për ndryshimet në trupin e saj ndër vite. Në një story që ka postuar në Instagramin e saj, këngëtarja ka treguar dy foto se si ka qenë trupi i saj dhe si është sot. “Sot kuptova që nuk do të jem më kurrë kështu…”, ka shkruar ajo krahas fotos ku pozon me bikini në vitin 2013, kur ishte 21 vjeç. Fotoja e dytë ishte 10 vjet më vonë ku ajo mbante një fund bikini me bel të lartë dhe një bluzë të bardhë.

“Unë nuk jam perfekte, por jam krenare që jam kjo që jam… Ndonjëherë harroj se jam mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të dytë.

Në tetor, Gomez foli për turpin e saj kur iu nënshtrua një operacioni pasi u diagnostikua me lupus. Gomez, e cila ishte 24 vjeç kur u diagnostikua, kujtoi se ndihej sikur nuk kishte më “një trup adoleshent”, gjë që e bëri të ndihej keq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë një seti fotografik për një revistë ajo tha: “Asnjë nga rrobat që kisha atje nuk më shkonte dhe u ndjeva në siklet, por sa realiste është të presësh që trupi i një femre normale të mos ndryshojë me kalimin e viteve?”

 

 

Pas diagnozës, këngëtarja iu nënshtrua transplantit të veshkave dhe kimioterapisë. “Pastaj kishte raste kur nuk ndihesha mirë me pamjen time për shkak të asaj që pashë në Instagram”.

Gjërat morën një kthesë për keq në vitin 2018, kur Gomez pësoi një psikozë dhe hyri në një qendër trajtimi, ku u diagnostikua me çrregullim bipolar.

“Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Nuk dija çfarë të bëja dhe nuk mund ta kontrolloja veten. Ishte thjesht një ndjenjë torturuese”. Me postimin e ri ajo tregon punën që ka bërë me veten dhe sa e sigurt ndihet, larg pasigurive dhe komplekseve./O.S

Të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Lajme të tjera

Web TV