“Forbes” është gazeta që çdo fundvit publikon se cilët kanë qenë sportistët më të paguar në të gjithë botën.
Duke qenë se fundi i këtij viti përkon edhe me fundin e dekadës prestigjiozja amerikane ka nxjerrë konkluzione për sportistët më të paguar të të gjithë këtij 10-vjeçari. Sipas kësaj gazete më i paguari rezultonte jetë boksieri amerikan Floyd Mayëeather.
Kampioni i peshave të mesme dhe super të mesme në boks ka arritur që të marrë plot 915 milionë dollarë rroga në 10 vite. Ndërsa në lidhje me këtë shkrim ka reaguar vetë Mayweather, i cili ka deklaruar se këtë shifër e ka fituar në vetëm pesë vite.
“Nuk dua të ofendoj askënd, por këto para i kam fituar në vetëm pesë vjet”,- shkruan boksieri në “Twitter”.
Vendi i dytë dhe i tretë i këtij klasifikimi dominohen nga yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Portugezi ka arritur që të gjenerojë plot 800 milionë dollarë, ndërsa ylli argjentinas i Barcelonës ka mbledhur 750 milionë dollarë në 10 vitet e fundit.
Vendin e katërt të kësaj liste e mban ikona e basketbollit LeBron James, i cili numëronnjë shifër prej 680 milionë dollarësh për tu ndjekur në vend të pestë nga yllii tenisit Roger Federer me 640 milionë dollarë.
Në klasifikimin me 10 sportistët më të paguar gjatë kësaj dekade renditen lojtarët e tenisit Tiger Woods e Phil Mickelson, boksieri Manny Pacquiao, basketbollisti Kevin Durant dhe piloti Formula 1 Lewis Hamilton./Përgatiti: Fjala.al/