Anëtarësimi i Suedisë në NATO/ Hungaria: Nuk ka ndonjë urgjencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita hungareze me siguri do të kërkojë një seancë të jashtëzakonshme parlamenti për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, por përpjekja e tyre mund të dështojë, tha të enjten, kryetari i parlamentit, Laszlo Kover.

Opozita hungareze me siguri do të kërkojë një seancë të jashtëzakonshme parlamenti për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, por përpjekja e tyre mund të dështojë, tha të enjten, kryetari i parlamentit, Laszlo Kover

Parlamenti turk ka ratifikuar më 24 janar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e bërë edhe më të afërt hyrjen e këtij vendi në aleancë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tani pritet ta nënshkruajë legjislacionin për Suedinë brenda ditëve.

Kjo nënkupton që Hungaria do të jetë anëtarja e vetme e NATO-s, që do të duhet të miratojë kërkesën e Suedisë, ashtu që të finalizohet procesi.

Kover shtoi, në faqen e tij në internet, se ai “nuk ndjen ndonjë urgjencë të veçantë” dhe “nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme” në lidhje me pranimin e Suedisë në NATO.

Hungaria e ka akuzuar Suedinë se ka qasje armiqësore.

Në mars të vitit të kaluar, zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, i ka akuzuar zyrtarët në Suedi se po qëndrojnë në fronin e superioritetit moral.

Kjo pasi Stokholmi e ka akuzuar më parë Qeverinë hungareze se po rrëshqet kundër parimeve demokratike të BE-së.

Megjithatë, ditëve të fundit ka pasur përparim.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë të martën se e ka ftuar homologun e tij suedez në Budapest, për të biseduar për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur lajmin nga Turqia, duke thënë se pret që edhe Hungaria t’iu japë fund procedurave sa më shpejt që është e mundur.

Lexo edhe :  Ky vend ndalon ekspozimin dhe shitjen e cigareve në supermarkete

Suedia, bashkë me Finlandën, u kanë dhënë fund disa dekadave neutralitet më 2022, dhe kanë vendosur t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Teksa Finlanda është pranuar, Suedisë i është penguar rruga nga Turqia, e ka pasur disa mospajtime me Suedinë lidhur me atë që e ka konsideruar përkrahje të Stokholmit për separatistët kurdë, duke përmendur pjesëtarë të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

Turqia, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste./O.S

Të fundit

Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë

Kryedemokratin Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e krahason kreun e PD-së me...

Lufta e ftohtë, tragjedia e ortekut dhe misteri i Mehmet Shehut

Nga Kol (L) Prof. Myslim Pasha* Lufta e Ftohtë ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së II Botërore, Termi “e ftohtë”...

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, policia publikon masat dhe rrugët e bllokuara

Në prag të zhvillimit të derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani, që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës ka dalë me një...

Mbërrin në Durrës anija e parë muze që lëviz nëpër botë

Anija e parë muze në botë, “Art Explora”, ka mbërritur në Portin e Durrësit, si pjesë e një turneu kulturor mesdhetar që do të...

Pranvera në dy realitete, dielli i Tiranës dhe bora e Korçës

Pranvera e këtij viti ka mbërritur në Tiranë, ku gjithçka ndriçon nga dielli dhe çdo ditë e më shumë njoftohet largimi i dimrit. Ditët...

Lajme të tjera

Web TV