Greqia vonesa në zbatimin e ligjeve të emigracionit, preken masivisht shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke shtynë për në muajin prill fillimin e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit, ndryshe nga sa ishte parashikuar të vepronte prej 1 janarit të këtij viti.

Kodi ishte miratuar vitin e shkuar nga Parlamenti grek dhe sjell lehtësim të procedurave ligjore si në marrjen e lejeve të qëndrimit edhe në sektorin e punësimit sezonal të emigranteve duke njësuar bazën ligjore për emigracionin me vendet e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, për një tjetër ligj për emigracionin e parregullt, që u miratua mesin e dhjetorit të vitit të shkuar nga Parlamenti grek, ende nuk kanë dalë nga Ministria e Brendshme greke dhe Ministria e Emigracionit qarkoret përkatëse për fillimin e zbatimit.

Ligji mundëson në Greqi legalizimin e emigranteve të parregullt që jetojnë prej tre vitesh në këtë vend në mënyrë të pandërprerë dhe që kanë një ofertë nga një punëdhënës.

Kjo kategori emigrantësh pajiset me leje qëndrime trevjeçare duke u siguruar akses dhe në shërbimet sociale.

Tek kjo kategori emigrantësh shqiptarë pa dokumente të rregullta qëndrimi përfshihen ata që kanë hyrë ilegalisht në Greqi por edhe një kategori tjetër që kanë hyrë si vizitorë ose për të punuar në mënyrë sezonale dhe nuk kanë mundur të ripërtërijnë lejen e qëndrimit për arsye të ndryshme.

Platformat elektronike të aplikimeve për këtë kategori, që prek sipas statistikave greke mbi 30 mijë shqiptarë, ende nuk janë hapur megjithëse ligji duhet të niste zbatimin më 1 Janar të këtij viti.

Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi i lidhin vonesat e zbatimit te ligjeve te emigracionit me kapacitetin e ulët të burimeve njerëzore në qendrat greke të trajtimit të kërkesave të emigrantëve të cilat vijojnë t`u përgjigjen me mjaft vonesë edhe aplikimeve aktuale për leje qëndrimi.

Lexo edhe :  Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë greke të Emigracionit shtetasit shqiptarë përbënin në dhjetor të vitit 2023 rreth 59,6% të të huajve me qëndrim të rregullt në një numër të përgjithshëm prej rreth 278 mijë personash.

Ky numër i emigrantëve shqiptarë është dukshëm më i ulët se dy vite më parë kur në Greqi numëroheshin 435 mijë shqiptarë, që përbënin rreth 62,8% të të huajve me qëndrim të rregullt në Greqi. /VOA/    S.M

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV