Në këtë fundvit institucionet më të mëdha të futbollit në botë janë duke bërë llogaritë për skuadrat dhe lojtarët më të mirë të të gjithë dekadës që po mbyllet.
Në klasifikim e qeverisë evropiane të futbollit, UEFA-s janë renditur skuadrat më të mira të futbollit në 10-vjeçarin e fundit. Në vendin e parë të kësaj liste ndodhet skuadra e “Los Blancos” të Real Madridit, të cilët kanë plot 255 pikë sipas koifiçentit llogaritës dhe kjo falë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.
Ata kanë arritur që të marrin plot katër trofe gjatë kësaj dekade, duke marrë tre prej të cilave nga viti 2015 në 2018 pa ndërprerje. Në vend të dytë renditet Barcelona dhe në atë të tretin skuadra gjermane e Bayern Mynich.
Ndërsa,në renditjen e kombëtareve përsëri vendi i parë shkon në Spanjë, e cila mund të thuhet se gjatë 10 vjeçarit të fundit kanë arritur që të fitojnë gjithçka.
Në klasifikimin e UEFA-së, “ Furitë e Kuqe” të Spanjës kanë arritur që të marrin 20 trofe në gara ndërkombëtare të kësaj dekade qoftë me kombëtaren e parë apo edhe me atë të grupmoshave. Ata kanë luajtur më shumë finale se çdo kombëtare tjetër. Vendine dytë të këtij klasifikimi e mban Gjermania./Përgatiti: Fjala.al/