Bëri homazhe në memorialin “Adem Jashari”, ndalohet nga policia, vajza e politikanit serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klara, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, është ndaluar nga policia e Serbisë në pikën kufitare të Merdarës pasi bëri homazhe në memoralin “Adem Jashari” në Prekaz të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë politikani Sanduloviç, që është dhe kryetar i Partisë Republikane Serbe. Ai akuzon atë që ai e quan “regjimi diktatorial i Presidentit Vuçiç”.

Klara u ndalua në kufi dhe nuk ju lejua kthimi në Serbi.

“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiç vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Disa javë më parë, vetë politikani serb Sanduloviç bëri homazhe në të njëjtin memorial në shenjë solidariteti me popullin e Kosovës për vuajtjet e shkaktuara genocidi serb. Por kjo i kushtoi pas kthimit në Serbi, pasi u dhunua barbarisht nga agjentë të shërbimeve sekrete serbe dhe u arrestua./O.S

Të fundit

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Lajme të tjera

Web TV