80-vjeçarja mposht koronavirusin/Shkon në 100 numri i të shëruarve në Shqipëri  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 80-vjeçare nga Vlora ka mposhtur koronavirusin duke u bërë pacientja e 100-të që shërohet nga Covid-19.

Ajo la sot Spitalin Infektiv, pas një gjendje të rënduar dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur e e moshuara nga Vlora u shtrua në Spitalin Infektiv 14 ditë më parë.

Sipas ministres, 80-vjeçarja ka qenë në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje, por për fat të mirë, pas disa ditësh në terapi intensive ajo ka arritur ta mposhtë sëmundjen, ndërsa sot u kthye në shtëpinë e saj.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi.

Në Shqipëri deri më tani numërohen rreth 333 persona të prekur nga koronavirusi ndërsa 18 njerëz kanë ndërruar jetë.

Të fundit

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

60-vjeçari, Mentor Smuja, po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se dy vitesh. Aktualisht ai është i shtruar...

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre Luna Mari, Luizi...

Lajme të tjera

Web TV