Marrëveshja reciproke/ Nga pranvera patentat shqiptare do të njihen edhe në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti turk ka miraturar marrëveshjen reciproke për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Shqipërinë.

Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan i cili u takua me homologun shqiptar në Tiranë, Igli Hasani.

Patentat e shqiptarëve do të njihen në Turqi në fillim të pranverës, po ashtu në Shqipëri do të njihen patentat e shtetasve turk që kanë marrë leje drejtimi në Turqi. Dy vendet po punojnë që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejt.

“Ashtu siç e tha dhe kolegu im ne kemi zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, sidomos në ekonomi, kulturë edukimi, turizmi, teknologjia, investimet. Do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Sidomos marrëveshja për njohjen e patentave. Sigurisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë të përqëndruara te besimi dhe përpiqemi si të ndikojmë për të rritur mirëqenien mes dy vendeve tona.

Në 2024 të zhvillojmë këshillin e parë të  partneritetin strategjik. Kjo do jetë një platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe tregtia të arrijë deri në 2 miliardë dollarë dhe do bëjmë çështë e mundur për këtë.

Me bizneset diskutuam për investimet dhe me vërtet që sot i shpjegova dhe kolegut tim që bashkëpunimi që ne kemi aktualisht në të vërtetë nuk është sa kapaicteti që ne kemi. Kemi mundësi që të bashkëpunojmë edhe më shumë”, tha ministri i Jashtëm turk në konferencën e përbashkët me Igli Hasanin./O.S

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV