Një tjetër rast është konfirmuar pozitiv me koronavirusin, Covid-19, në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për bashkëshorten e shtetastit E.K, 57-vjeç, me profesion kasap me biznes në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan, i cili ishte konfirmuar më herët pozitiv.
Bashkëshortja e tij ishte shtruar në spital që ditën e premte dhe pasi kreu tamponin për koronavirusin, rezultoi pozitive. Ndërkohë tamponi i është kryer edhe dy djemve të tyre, për të cilët pritet rezultati.
Numri i të prekurve në qytetin e Elbasanit shkon në 10, ku gjatë kësaj periudhe u janë bërë tamponi të paktën 100 banorëve. Ndërkohë kasapi e ka mbyllur dyqanin vetëm 3 ditë më parë.