Këshillë nga Chiara dhe Fedez: Një fundjavë pa partnerin mund ta shpëtojë raportin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të duket pak e vrazhdë, por ata që e kanë kaluar e kuptojnë se distanca gjatë një krize dashurie mund të shpëtojë gjithçka. Një shkëputje e përkohshme, do të thotë se po ndërpret raportin, përkundrazi, në shumë raste i bën personat të shohin në brendësi të marrëdhënies dhe të kuptojë çfarë shkon dhe çfarë jo.

Kështu thuhet se po ndodh edhe me Fedez dhe Chiara Ferragni, të cilët prej javësh janë vënë në qendër të mediave rozë për një krizë në martesën e tyre. Të dy e kanë mohuar lajmin, por fansat nuk janë të bindur, ndaj vëzhhgimi i çdo levizjeje që ata bëjnë është shtuar.

Së fundmi, Chiara ka udhëtuar në mal me miqtë e saj, ndërsa Fedez është shfaqur me qenushin e tyre në Milano, duke drekuar me Donatella Versace-n.

Duke marrë parasysh edhe vështirësitë me skandalin “pandoro-gate” siç është quajtur, çifti janë parë bashkë vetëm kur është dashur të jenë prej fëmijëve, por me hetimin që po vazhdon, siç po kuptohet, kanë marrë edhe pak hapësirë nga njëri-tjetri si çift.

Një zgjedhje e dobishme në situatat kur ka një zënkë apo krizë në marrëdhënie. Me shumë gjasa ky veprim do ta shpëtojë marrëdhënien e tyre. Nga ana tjetër, periudha të vështira si kjo, çifti ka kaluar edhe më herët.

E mbani mend krizën pas Sanremo 2023 që u prek edhe në dokumentarin me seri “The Ferragnez”? Edhe në atë periudhë pati heshtje, pastaj disa fundjava në distancë dhe thashetheme. Me terapi në çift, Chiara dhe Fedez pranuan se ia dolën të bëjnë bashkë copëzat e marrëdhënies së tyre. Terapistët mendojnë se kjo strategji distancimi e tyre është një metodë e mirë për t’u provuar nga të gjithë, sidomos nëse duan të shpëtojnë marrëdhënien./E.Ç

Të fundit

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Lajme të tjera

Web TV