Nëse keni qëllim të dobësoheni, ja sa filxhanë kafe duhet të pini çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimisht, kafe! Është kjo shprehja e “bekuar” që e themi të gjithë në mëngjes, në nisje të ditës, gjatë një takimi, pasdite vonë gjatë daljeve me miqtë apo familjarët! Kafeja është një nga ato produkte pa të cilën shumë njerëz nuk bëjnë dot.

Por, jo të gjithë e dinë që kafeina ka ndikim edhe në peshën trupore! Dieta dhe stërvitja janë pjesë e strategjive të dobësimit, por sipas ekspertëve, ekziston një mjet për të luftuar dhjamin e tepërt e që nuk kërkon shumë mundim, ngritje peshash, pistë vrapimi etj. Mjafton një filxhan kafeje!

Nuk është sekret që kafeina mund të jetë elementi i përsosur në rrugëtimin tuaj për humbje peshe, por sa filxhanë duhen për të hequr kilogramët?

“Kafja përmban kafeinë që përshpejton metabolizmin, duke ju ndihmuar të digjni më shumë kalori,” thotë Tammy Lakatos Shames, nutricioniste. “Disa studime kanë treguar se kjo mund të ndihmojë në uljen e peshës trupore dhe yndyrës së trupit. Kafeja gjithashtu frenon oreksin dhe redukton urinë” shton ajo.
Kërkimet tregojnë se pirja e kafesë para vakteve ushqimore mund të zvogëlojë kaloritë, sidomos nëse e pini kafenë deri në katër orë para ushqimit.

Kujdes nëse shtoni krem, qumësht apo sheqer, pasi ju mund t’i kompensoni lehtësisht kaloritë që digjni nga kafeja.

Ndërkohë, studimi i publikuar në website-n Clinical Nutrition zbuloi se pirja e një filxhani kafeje në ditë mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por nëse shtohet një lugë e vetme sheqer, atëherë ju s’do të keni asnjë ndikim në procesin e humbjes së peshës./E.Ç

Të fundit

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm, ofron mundësi të shumta

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për fillimin e shërbimeve të Starlink në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një...

Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Fluks pasagjerësh është shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Raportohet se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit...

Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

Kryeministrja Giorgia Meloni vijon të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në vendin tonë. Nga Finlanda, Meloni deklaroi se të hënën...

Mesazhi i Kryepeskopit Anastas për besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

Në një mesazh të ngrohtë për besimtarët, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasi, thekson rëndësinë e mishërimit të Fjalës së Perëndisë...

“Puthje për të gjithë ju që…”, Parashqevi Simaku flet për Fest ’63

Në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’, është krijuar një emocion i veçantë, kur Festivali i Këngës është përshëndetur nga...

Lajme të tjera

Web TV